EuroShop 2026
Ne morëm pjesë në panairin EuroShop 2026 në Düsseldorf, një nga ngjarjet më të rëndësishme për industrinë e shitjes me pakicë. Edicioni i tij i 60-të konfirmoi se panairi është një pikë takimi për trendet globale, inovacionet teknologjike dhe drejtimet strategjike në fushën e retail-it.
1771851821148

Gjatë pjesëmarrjes sonë zhvilluam një sërë takimesh biznesi me partnerë ndërkombëtarë, shqyrtuam zgjidhjet më të reja teknologjike dhe analizuam trendet që do të formësojnë zhvillimin e dyqaneve fizike në vitet e ardhshme. Vëmendje te veçantë iu kushtuam integrimit të sistemeve të sigurisë, RFID dhe sistemeve të tjera të avancuara me proceset operative të tregtarëve, si dhe përmirësimit të përvojës së përgjithshme të klientit.

Pjesëmarrja në këtë panair konfirmoi edhe një herë se retaili mbetet një nga fushat kryesore të zhvillimit për Tenzor. Për këtë arsye, gjatë muajit Mars do të organizojmë një ngjarje profesionale me titull “Physical Store of the Future”, ku do të trajtojmë sfidat dhe mundësitë e mjedisit modern të shitjes fizike, si dhe do të prezantojmë praktikat e avancuara dhe zgjidhjet më të fundit teknologjike.

Kerkim